<

Marreveshja midis UART dhe Keshillit te Qarkut

Ne datë 21 Qershor 2012 u zhvillua takimi midis Rektorit te Universitetit te Arteve Tiranë, Prof. Petrit Malaj, dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Tahsim Mema, gjatë të cilit u nënshkrua dhe marrëveshja e bashkëpunimit midis dy Institucioneve.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ishte në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, proces në të cilin Shqipëria është e impenjuar në kuadrin e euro-rajoneve dhe duke pasur parasysh vullnetin dhe angazhimin e dy Institucioneve, të Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Universitetit te Arteve Tiranë, për të promovuar bashkëpunimin në projekte strategjike të përbashkëta në dobi të zhvillimit progresiv e të qëndrueshëm në territorin e tyre, me qëllim kryesor ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të zhvillimit arstistik, kulturor, arsimor, si dhe për promovimin e kapaciteteve te reja krijuese dhe artistike.

Ky objektiv do të realizohet edhe nëpërmjet pjesëmarrjes si partnerë të përbashkët në projektet para-aderuese të Bashkimit Europian si IPA etj., me qëllim përfitimin e vazhdueshëm të përvojës Europiane.

 

<<Previous - Next>>