Konkurs i Interpretimit të Muzikës Bashkëkohore
Fondacioni Flavio Vespasiano shpall Edicionin e Dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Interpretimit të Muzikës Bashkëkohore për interpretues solistë, formacione vokale ose formacione instrumentale.
Formacionet vokale ose instrumentale, duhet të jenë të përbërë prej pesë interpretuesish maksimumi. Pjesëmarrësit në konkurs nuk duhet ta kenë kaluar moshën tridhjetë e pesë vjeç deri më datën 15 shtator 2021. Për formacionet vokale ose instrumentale, mosha mesatare e pjesëmarrësve nuk duhet të kalojë tridhjetë e pesë vjeç.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të dërgimit të materialit audio / video. Pjesëmarrësit, duhet të paraqiten me pjesë të zgjedhura nga repertori që fillon nga viti 1945 e deri më sot, me kompozime të botuara ose të pabotuara nga autorë të ndryshëm mbarë botëror.
Konkursi ndahet në katër kategori me një fitues për secilën prej tyre plus një çmim special:
- Kanto
- Harqe
- Fryma
- Piano
- Çmimi Special “Città di Rieti”
Fituesit e konkursit do të kenë mundësinë të performojnë brenda programimit të Edicionit të Trembëdhjetë të “Reate Festivalit”, i cili do të zhvillohet në Rieti në muajt shtator dhe tetor 2021.
Aplikimet janë të hapura deri më datën 15 Shtator 2021.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të vështroni broshurën e konkursit.