<

Konferenca Student Services in a Digital Age

Regjistrimet për konferencën evropiane "Student Services in a Digital Age" janë ende të hapura.

Ju ftojmë tí bashkoheni një diskutimi Evropian mbi shërbimet dixhitale të studentëve duke formësuar të ardhmen e suksesit të studentëve, mbështetjen e studentëve dhe mirëqenien e tyre si në institucionet e arsimit të lartë ashtu edhe në infrastrukturën e shërbimeve sociale.

Diskutoni tendencat dhe sfidat aktuale duke u bërë pjesë e paneleve të mëposhtme:

  • Efektet e krizës së dyfishtë të pandemisë dhe luftës në Ukrainë në situatën e studentëve.
  • Shërbimi i studentëve në një botë pas Covid? Çfarë ka ndryshuar përgjithmonë?
  • Ndikimi i krizës në informimin, orientimin dhe komunikimin me studentët.
  • Zhvillimi i infrastrukturës dixhitale në shërbimet studentore dhe institucionet e arsimit të lartë.
  • Karta Evropiane e Studentit: kuadri evropian i shërbimeve dixhitale të studentëve.
  • Shërbimet dixhitale të studentëve: Projekte inovative dhe praktika të mira.

Konferenca zhvillohet në datat 5-8 korrik 2022 në Universitetin e Teknologjisë Lodz (LUT), si një mundësi e përkryer për udhëheqje në arsimin e lartë dhe shërbimet e studentëve dhe një rast i mirë për të zbuluar qendrën dinamike të Polonisë si dhe një nga universitetet teknike kryesore të vendit!

Afati i fundit i regjistrimeve: 29 maj 2022

Broshura dhe programi - Të dhëna plotësuese  (pdf)

Gjeni informacionet e nevojshme duke vizituar lidhjen: https://www.studentenwerke.de/en/13th-polish-german-colloquium

Linkedin: https://www.linkedin.com/events/13thpolish-germancolloquiumonst6901973078709284864/about/