<

Shkolla Verore e Artit A r t Q u a k e

Universiteti i Arteve në Beograd fton të gjithë studentët e huaj të aplikojnë në Thirrjen e Hapur për pjesëmarrjë në Shkollën Verore të Artit, e cila do të zhvillohet në Kotor, Mal i Zi, nga data 07-14 Korrik 2019.

Shkolla Verore e Artit është e projektuar për orientim ndërkombëtar, për studentët e motivuar nga fusha të gjera e disiplinave të artit, të cilët dëshirojnë të lidhen me mënyra interdisiplinore në mënyrë që zbulojnë dhë zgjerojnë praktikat e tyre krijuese apo të thellojnë kuptueshmërinë e llojshmërisë artistike dhe kulturore. Studentët, punët dhe studimet e të cilëve lidhen me artin pamor, dizajnin, fotografinë, teatrin, muzikën jazz, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore janë të mirëpritur të aplikojnë deri më 12 Maj 2019.

Thirrja është e hapur deri më 12 Maj 2019.

Aplikimi kryhet nëpërmjet adresës së emailit: lus@arts.bg.ac.rs

  • Plotësoni formën e aplikimit: sigurohuni që letra juaj e motivimit të përfshijë biografinë tuaj si dhe të theksojë informacione lidhur me interesat, aftësitë dhe eksperiencat tuaja.
  • Paraqisni materialin plus: studentëve të artit pamor dhe fotografisë u kërkohen 3-7 shëmbuj të punëve të tyre të fundit në formatin PDF; Studentëve të Jazz-it u kërkohet 1 regjistrim; Studentëve të Dramës u kërkohen informacione të detajuara rreth punevë te tyrë te fundit.

Për më shumë informacione vizitoni faqen http://www.arts.bg.ac.rs/en/summer-art-school-2019/ dhe kontaktoni nëpërmjet adresës së emailit : lus@arts.bg.ac.rs

Bashkangjitur materiali mbështetës për këtë aktivitet.