<

Vizita, Akademia e Arteve të Bukura në Paris

Më 1 Mars, 2022, në Universitetin e Arteve u organizuan takime e vizita në kuadër të projektit për të "Zhvilluar bashkëpunimin akademik midis Akademisë së Arteve të Bukura në Paris dhe Universitetit të Arteve në Tiranë". 

Nga pala franceze morën pjesë Znj. Patricia Stibbe, Drejtoreshë e "Beaux Arts de Paris" dhe Znj. Benedicte Mahe nga Zyra e Bashkëpunimit me Jashtë, në të njëjtën akademi. Nga pala shqiptare morën pjesë Prof. Kastriot Çaushi, Rektor i Universitetit të Arteve, Prof. Artan Peqini, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Pjeter Guralumi, Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në UART, Z. Petraq Papa, Zv. Dekan i FAB, Dr. Ermir Hoxha, Përgjegjës i Departamentit të Arteve të Aplikuara, Dr. Mikel Temo, Përgjegjës i Departamentit të Pikturës dhe Prof. Sadik Spahija, Përgjegjës i Departamentit të Skulpturës.

Gjatë vizitës u realizuan diskutime dhe shkëmbime opinionesh lidhur me strukturën dhe mënyren e funksionimit të institucioneve respektive, programet e studimit, kushtet e pranimit në ciklet e studimeve, si dhe sfidat për implementimin e studimeve të doktoratave në arte.

Më tej, kolegët francezë vizituan atelierët dhe laboratorët e Fakultetit të Arteve të Bukura, duke dialoguar me personelin akademik dhe studentët prezentë në këto atelierë.

Kjo vizitë shënon hapin e parë konkret drejt një partneriteti të Akademisë së Arteve të Bukura të Parisit me Universitetin e Arteve, të mbështetur nga Ministria e Jashtme e Francës.


FOTO GALERI


<<Kthehu - Tjetra>>