<

Memorandum Mirëkuptimi UART-UNYT

Ditën e Martë, më datë 12 Prill 2022, në ambjentet e Universitetit të Arteve u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë dhe Universitetit të Arteve.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektorët e të dy Universiteteve, Prof. Kastriot Çaushi dhe Prof. Dr. Erkan Erdemir.

Ky Memorandum u ofron studentëve të të dy universiteteve një përvojë të jashtëzakonshme akademike përmes, leksioneve të hapura dhe ekspozitave të artit. Ai ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e artit dhe kulturës, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta artistike dhe kulturore, duke qenë këto praktika të bazuara në barazi dhe rciprocitet.

Me shpresën për ta zhvilluar këtë marrëdhënie edhe më tej palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta artistike në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, debate, konferenca, workshop-e apo aktivitete të tjera të nevojshme.

Në takim përfaqësues për UNYT ishin edhe Zëvendës Rektorja, PhD Daniela Kavaja, Shefja e Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit dhe Prof. Dr. Nertila Gjini, ndërsa për UART përfaqësuesit ishin Zëvendës Rektori për Projektet, Prof. Arian Paço dhe Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Artan Peqini.

Dy Rektorët shprehën entuziasmin e tyre për zyrtarizimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet universiteteve. Ata theksuan se me nënshkrimin e këtij Memorandumi, tashmë i lihet hapësirë e nevojshme bashkëpunimeve dhe realizimeve konkrete të projekteve, për të arritur synimet e përbashkëta.


FOTO GALERI

 

<< Kthehu - Tjetra>>