<

Memorandum Mirëkuptimi UART-UADYP

Më datë 13 Tetor, 2022, në ambjentet e Universitetit të Arteve, Rektori, Prof. Kastriot Çaushi, priti në zyrën e tij Prof. Dr. Vijayakumar Varadarajan, përfaqësues nga Universiteti Ajeenkya DY Patil në Pune, Indi.

Ky takim vjen si rrjedhojë e kontakteve të ruajtura nga Zv. Rektori i Projekteve, Prof. Arian Paço me Universitetin e Ajeenkya DY Patil dhe si një mundësi krijimi të një bashkëpunimi të mundshëm midis dy universiteteve.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunimin midis dy universiteteve. Të dyja palët shprehën dakordësinë e tyre nëpërmjet nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit. Ky memorandum u ofron studentëve dhe stafit të të dy universiteteve një përvojë të veçantë nëpërmjet shkëmbimeve të ndërsjellta, pjesëmarrje në workshope, konferenca, seminare dhe aktivitete të tjera të përbashkëta artistike e kulturore.

Në takim pjesëmarrës ishte dhe Prof. Arian Paço, iniciator i këtij takimi.

Rektori, Prof. Kastriot Çaushi, falenderoi Prof. Dr. Vijayakumar Varadarajan për vizitën në Universitet si dhe shprehu kënaqësinë e tij dhe dëshirën që ky takim dhe ky Memorandum të mund të konkretizojë më tej raportet dhe bashkëpunimet ndërmjet dy universiteteve. Gjithashtu edhe Prof. Dr. Vijayakumar Varadarajan shprehu entuziasmin e tij për zyrtarizimin e bashkëpunimit dhe theksoi edhe njëherë mbështetjen për realizimin e pikave të këtij memorandumi.


FOTO


<<Kthehu - Tjetra>>