<

Dhimitër Anagnosti, artisti, bota, imazhi

Më datë 16 nëntor, 2022, në sallën Black Box, Fakulteti i Artit Skenik në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizoi aktivitetin mbi promovimin e Librit "Dhimitër Anagnosti, artisti, bota, imazhi" të autorit dhe ish-pedagogut, Josif Papagjoni.

Fjalën hapëse të aktivitetit e mbajti Dekani i Fakultetit të Artit Skenik, Prof. Petrit Malaj, i cili u shpreh se është kënaqësi që Universiteti i Arteve dhe Fakulteti i Artit Skenik investohen për promovimin e kujtesës historike dhe artistike dhe se nderimi ndaj një korifeu të kinemasë shqiptare është në vazhdën e traditës së shkollës tonë për t'i lënë një trashëgimi të pasur brezave të ardhshëm të studentëve.

Më pas fjalën e mbajtën autori i librit, Josif Papagjoni, si dhe ish-kineastë, kolegë e bashkëpunëtorë të mjeshtrit të madh të kinemasë, Dhimitër Anagnosti.

Ceremonia u mbyll me dhënien e autografëve për studentët e pranishëm.
 

FOTO GALERI


<<Kthehu - Tjetra>>