Udhetimi i Jashtezakonshem Muzikor PRELUDE

Më 25 Nëntor 2013, ora 19:00, tek Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve, Tiranë, u shfaq koncerti Ekskluziv Udhëtimi i Jashtëzakonshëm Muzikor “PRELUDE”, një koncert me rastin e Presidencës Hungareze të Platformës Kultura – Evropës Qendrore.

Bashkëpunim mes Vendeve Anëtare: Austri, Republika Çeke, Hungari, Poloni, Sllovaki dhe Vendi Mikpritës: Shqipëria

Forma artistike e Prelude është ideja kryesore muzikore - "filli i Arianës" - që lidh pjesë të ndryshme të këtij koncerti. Ajo lidh dhe bashkon kontributet e pesë muzikantëve nga Evropa Qendrore (austriakë, çekë, hungarezë, polakë, sllovakë), duke sjellë shtatë kompozitorë të tyre kombëtarë. Pjesët muzikore të koncertit paraprihen nga një prelud i Fryderyk Chopin, që lidh harkun e koncertit.

Termi Prelud, në mënyrë konvencionale është përdorur zakonisht për të përshkruar një pjesë hyrëse. Ishte Chopin, i cili e çliroi Prelud nga qëllimi i tij origjinal hyrëse dhe lejoi që ajo të shërbejë si një pjesë koncertore e pavarur, duke përcjellë një ide apo emocion të veçantë.

Koncepti i koncertit u krijua nga Balázs Horváth, kurator, kompozitor dhe pedagog i Akademisë së Muzikës Liszt Ferenc në Budapest, Hungari.

Eventi nuk do të kishte qenë i mundur pa ndihmën financiare të Ministrive të Punëve të Jashtme të Vendeve Anëtare të Platformës dhe mbështetjes profesionale dhe krijuese të Drejtorëve Kulturorë të Austrisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovakisë.
Organizatorët falënderojnë gjithashtu Prof. Petrit Malaj, Rektor të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe Shkëlqesinë e Tij Dr. János Huszár, Ambasador të Hungarisë në Tiranë për ndihmën dhe mbështetjen profesionale.

Le të festojmë së bashku muzikën, miqësinë, bashkëpunimin kulturor dhe premtimin që e ardhmja mbart, me shpresë se ky koncert do të jetë pika e fillimit, një "Prelud", për bashkëpunim të mëtejshëm midis shteteve anëtare të Platformës Kultura - Evropës Qendrore dhe vendit pritës, Shqipërisë.


Foto galeri





<<Previous - Next>>