<

Vizitë zyrtare në FAMU Akademi në Pragë

Të premten në datë 11. 12. 2015, në Pragë, Republika Çeke u bë takimi i parë zyrtar ndërmjet Prof. Petrit Malaj, Rektor i Universitetit të Arteve në Tiranë, Prof. Asoc. Erald Bakalli Zv/rektor për anën mësimore, Znj. Alma Sinani, Kancelare, me Prof. Giovanni Robbiano, Drejtor i FAMU Internacional, si dhe Zv. Dekanin e Akademisë së Filmit dhe Televizionit - FAMU drejtor për marrëdhëniet ndërkombëtare Ladislav Sery si dhe Profesorit te regjisë se filmit Z. Saimir Bajo iniciator dhe koordinator i këtij projekti.

Në këtë takim midis dy palëve u diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunimin e dy Universiteteve të Artit. Nga të dyja palët përfaqësuese në takim u ra dakort në përgatitjen e një Memorandumi i cili do të konkretizohet së shpejti në një Marrëveshje Zyrtare bashkëpunimi ndërmjet FAMU - Akademia e Filmit dhe Televizionit dhe Fotografisë në Prage dhe Universitetit të Arteve, Tiranë.

Palët diskutuan mundësinë e afërt dhe shumë konkrete që ofron FAMU Internacional për të trajnuar studentët dhe pedagogët shqiptarë të Universitetit të Arteve duke zhvilluar Workshope të ndryshme në Tiranë dhe në Pragë.
Njeri nga programet me të cilin mund të fillojë ky bashkëpunim është “Kursi Special i Produksionit” ku disa studentë shqiptarë që diplomohen, pranë Fakultetit të Artit Skenik, në programin e studimit Regji Filmi dhe Televizioni, do të xhirojnë filmin e tyre në Pragë duke bashkëpunuar me studentë të tjerë të FAMU Internacional.

Gjithashtu do të shikohet mundësia e bashkëpunimit me ERASMUS apo programe shkollimi evropiane duke bashkëpunuar edhe me Akademinë e Filmit dhe Televizionit në Romë, në Ohër, si dhe në Kosovë etj.

Drejtuesit Universitetit të Arteve Tiranë, Prof. Petrit Malaj, Zv. Rektor Prof. Po ashtu në datë 11 dhe 12 dhjetor Prof. Petrit Malaj dhe Prof.Asoc. Erald Bakalli së bashku me Drejtorin e FAMU International Prof. Giovanni Robbiano dhe zotin Bajo asistuan në disa workshope dhe vizituan departamente të ndryshme në FAMU.
Gjatë këtyre ditëve u zhvillua dhe një takim me Prof. Michael Hausman, producenti amerikan i përmasave botërore, producent i 7 filmave që kanë fituar Oscar të regjisorit Miloš Forman etj. Disa nga filmat e tij të njohur për publikun shqiptar si: Amadeus, Gangs of New York, Man on the Moon etj.


Çfarë është FAMU !

FAMU është njëra nga 5 Akademitë me të vjetra, më cilësore dhe të famshme në botë.

Në FAMU kanë studiuar dhe më pas diplomuar regjisorë me famë botërore fitues të çmimit Oscar si Jiři Menzel, Miloš Forman, Věra Chytilova, Jan Němec, Ivan Passer, Jan Svěrak, Agnieszka Holland, apo regjisorë të famshem nga Ballkani si Emir Kusturica, Goran Paskaljevic´, Lordan Zafranovic´, Goran Markovic´, Srdan Karanovic´.

Gjithashtu në FAMU kanë studiuar edhe disa artistë shqiptarë si: Piro Milkani, Gëzim Erebara, Hysen Hakani, dhe nga brezi i ri regjisori, skenaristi dhe producenti Saimir Bajo.


Foto Galeri

 

<<Kthehu - Tjetra>>