<

Shkëmbim Kulturor

Në datë 05 Shkurt 2018 në Universitetin e Arteve u zhvillua Workshop-i me temë“Cultural Interchange”në kuadër të bashkëpunimit të Akademisë së Dansit të Pekinit dhe studentëve të programit të studimit të Koreografisë në Fakultetin e Artit Skenik të Universitetit të Arteve.Në këtë takim morën pjesë edhe nxënësit e Akademisë së Dancit në Tiranë. Ky Workshop u zhvillua në sallën Black Box ku u shpërfaqën:

  • Pjesa I (10 min) Performanca të Dansit Klasik Kinez. Portretizimi me erashka një nga kërcimet më klasike kineze.
  • Pjesa II (8 min) Kolazh me kërcimet më të mira nga trupa Kineze. Kërcimtarët portretizojnë stilin kombëtar të Kinës.
  • Pjesa III (10 min) Kolazh me kërcimet më të mira të Folkut Shqiptar. Valle me motive nga Shqipëria e mesme dhe valle me motive nga veriu, përgatitur nga pedagogia e Koreografisë në Fakultetin e Artit Skenik, Prof. Asc. Dr. Roberta Mone dhe performuar nga 8 studentë të programit të studimit të Koreografisë.

Studentët tanë demonstruan me nivel të artë artistik lëvizje nga kultura Kineze së bashku me dy pedagogët e Akademisë së Dansit të Pekinit.

  • Pjesa IV (20 min) Seksion Interaktiv. U zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë midis studentëve tanë dhe balerinëve të Akademisë së Dansit të Pekinit, ku u shfaq interes për të patur shkëmbim kulturash mes dy vendeve. Këto eksperienca thellojnë edhe më shumë njohuritë e studentëve – koreografë si dhe konceptet themelore të stileve të ndryshme të dansit. Studentët u njohën edhe me format klasike të traditës të baletit Kinez.

Falenderojmë për këtë bashkëpunim Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës, si dhe Akademinë e Dansit të Pekinit.


Foto Galeri

 

<<Kthehu - Tjetra>>