<

MasterClass në FAS

Në kuadër të bashkëpunimeve të deri tanishëm ndërmjet Ambasadës së Sh.B.A. dhe Universitetit të Arteve në implementimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta kulturore të organizuar ndër vite, u zhvillua në sallën e Universitetit të Arteve, datë 15.03.2018, MASTER CLASS  i grupit amerikan Hip - Hop FLY me dhjetë kërcimtarë të talentuar nga Houston i Texas dhe studentëve të kursit të parë dhe të tretë të Programit të Studimit Koreografi.  

Fakulteti i Artit Skenik dhe departamenti Skenografi-Koreografi falenderon Ambasadën e SH.B.A. për këtë bashkëpunim. Organizimi i këtij master class me kërcimtarët e hip-hopit u vlerësua mjaft mirë nga studentë e koreografisë të prof.as. Kozeta Bakiu dhe përgjegjësit të departamentit prof. Ilir Martini.

Studentët pjesëmarrës përfituan nga ky proçes bashkëpunimi i cili është në shërbim edhe të procesit të mësimdhënies.


Foto Galeri

 

<<Kthehu - Tjetra>>