Projekti GRADUA

Projekti GRADUA do të mbështesë Universitetet Shqiptare duke implementuar një model të integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e të diplomuarve; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës.

Zbatimi i këtij projekti do të ndihmojë në organizimin e informacionit, duke mundësuar monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv të sistemit të trajnimit dhe tregut të punës, ndërlidhjen dhe parashikimin e aftësive të nevojshme në të ardhmen për të përshtatur të diplomuarit në më të mirën e mundshme me tregun e punës.

Projekti GRADUA do të mbështesë Universitetet Shqiptare duke krijuar një model të përputhshmërisë së kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) nëpërmjet:

  • grumbullimit dhe analizimit të të dhënave për performancën e të diplomuarve dhe universiteteve, duke mundësuar lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të përditësuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformave në vazhdim;
  • lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit universitar dhe kompanive);
  • lehtësimit të vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës.

 
Partneri kryesor (Lead Partner):

Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)

Partnerët:

  • Universiteti i Tiranës (UT)
  • Universiteti i Arteve, Tiranë (UART)
  • Universiteti Politeknik i Tiranës (PUT)
  • Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)
  • Universiteti Europian i Tiranës (UET)
  • Universiteti Polis (U_POLIS)
  • Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë (UniKZKM)
  • Universiteti Shqiptar (AU)
  • Alma Mater Studiorum Universiteti i Bolonjës (UNIBO)
  • Universiteti i Studimeve të Sienës (UNISI)
  • Universiteti i Barcelonës (UB)
  • Instituti i Universitetit të Lisbonës (ISCTE-IUL)
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
  • Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea (AL)
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë (MESY)

Partnerët e asociuar: 

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)


Për më shumë informacion dhe njoftime të përditësuara vizitoni portalin zyrtar GRADUA PROJECT dhe faqen e Projektit në Facebook.